Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në fshatin Molisht të Beratit. Një 41-vjeçare u vetëvar në kasollen pranë shtëpisë, duke lënë jetimë tre fëmijët e saj.
15-minuta para se të kryente aktin e rëndë 41-vjeçarja Merita Filaj kishte telefonuar policinë. Ajo i kishte kërkuar policisë që të kujdeseshin për fëmijët e saj. Ajo jetonte me dy vajzat e mitura, nxënëse në shkollën 9-vjeçare. Ndërsa djali adoleshent dhe i shoqi ishin emigrantë në Greqi.
Familjarët tregojnë se Merita vuante nga depresioni dhe se prej ditësh nuk i kishte pirë ilaçet.
Deklarata e një banoreje:
Një banor shprehet:
Mësuesit tregojnë se fëmijët kanë qenë shumë të qetë dhe se nuk kishin dhënë asnjë shenjë, se nëna e tyre ishte e prekur nga depresioni.
Deklarata e mësueses kujdestare:
Një nxënëse shprehet:
Duket se mungesa e gjatë e familjarëve ka çuar Meritën drejt aktit të rëndë për t'i dhënë fund jetës dhe për të lënë fëmijët jetimë.