Ditën e sotme në Beograd është organizuar një tubim përkujtimor për krimet ndaj shqiptarëve të Kosovës, trupat e të cilëve u gjetën në varrezën masive në zonën e Batajnicës.
Tubimi ishte i organizuar nga OJQ-të, si: “Iniciativa e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut” (YIHR), “Fondi për të Drejtën Humanitare” dhe “Gratë në të zeza”.
Gjatë tubimit të tyre, aktivistët shpalosën edhe pankarta me emrat e shqiptarëve që u gjetën të vrarë.
Përpos tubimit që ishte thjesht një përkujtim, ata dolën gjithashtu edhe me disa kërkesa.
Ndër kërkesat ishte që Prokuroria për Krime Lufte të ndërmarrë të gjitha veprimet për të ndjekur penalisht ata që janë përgjegjës për krimet e kryera kundër personave me kombësi shqiptare dhe që autorët të dënohen në mënyrë adekuate.