Policia në Spanjë ka paralajmëruar qytetarët se “loja vetëvrasëse”, Momo ka nisur të rishfaqet sërish në YouTube.
Kësaj radhe personazhi i frikshëm shfaqet në mes të versioneve të ndryshme të këngës virale “Baby Shark”.
Autoritetet i kanë paralajmëruar prindërit që të jenë vigjilentë me videon që u shfaqen fëmijëve të tyre në internet.
'Momo Challenge' nisi të qarkullonte vitin e shkuar në ËhatsApp ku dhe u kërkonte përdoruesve të kryenin vetëvrasje.
Që prej atëherë në internet vazhdojnë të qarkullojnë versione të ndryshme të personazhit të frikshëm.