Norvegjia duket se do të jetë shteti i parë në botë, që po përpiqet të lërë gjurmë në fushën e teknologjisë, përmes sistemit wireless.
Në Oslo, shumë shpejt taksitë do të funksionojnë përmes kësaj metode.
E gjitha do të realizohet sipas një sistemi që përfshin pllaka të ngarkimit me teknologji të induksionit të instaluar në rrugë, e të vendosur në disa pjesë të taksive, në të gjithë qytetin, sipas Reuters.
Duke zbatuar ngarkimin me wireless në vende të ndryshme, shoferët e taksive do të jenë në gjendje të ngarkojnë automjetet e tyre ndërsa presin për pasagjerët.
Pwrmes kwsaj, qeveria norvegjeze shpreson qw tw rritet numri i taksive elektrike në Oslo, duke ulur nevojën që shoferët të kalojnë kohë në stacionet tradicionale të tarifimit.