Rebani Jaupi do të jetë drejtori i ri i komanduar në krye të Policisë së Tiranës pas shkarkimit të Kastriot Skënderajt nga Drejtori Madhor i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Jaupi me një karrierë 20-vjeçare në Policinë e Shtetit, ka mbajtur më parë poste të rëndësishme si atë të zv/drejtorit të Policisë së Shtetit kur në krye të ministrisë së Punëve të Brendshme qëndronte Saimir Tahiri. Ky i fundit i ka dhënë atij gradën policore “Drejtues i Lartë”.
Para se të merrtë këtë detyrë ai mbante postin e drejtorit të krimit ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Përmbarimit.
Kur Rama firmosi largimin e Drejtorit të Policisë së Shtetit Haki Çako, emëroi në vend të tij Rebani Jaupin, me propozim në atë kohë të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.