Një studente nga Leicester, mund të flejë për javë të tëra për shkak të një gjendjeje të rrallë.
Gjumi aspak i pazakontë i Rhoda Rodriguez-Diaz vjen për shkak se ajo është diagnostikuar me një sindromë të rrallë të quajtur “sindroma e bukuroshes së fjetur”.
Ajo ka treguar se ka pasur raste kur gjumi e ka zënë edhe në klasë dhe se shumë persona mendojnë se ajo është thjesht përtace.
21-vjeçarja mund të flerë për më shumë se 22 orë në ditë dhe më pas zgjohet dhe konsumon ushqim të shpejtë, pi dhe shkon shpesh në tualet.
Në rastin më të keq, episodet e gjumit të Rhoda-s mund të zgjasin tre javë, për këtë arsye ajo ka humbur edhe vitin e dytë të universitetit.
Ndërkohë që bashkëmoshatarët e saj përgatiteshin për provime, ajo flinte.