Ditën e sotme Partia Socialiste ka shpallur kandidatin e saj për Bashkinë Tiranë.
Kandidati i PS-së është Erion Veliaj, i cili do luftojë për të marrë një trjetër mandat 4-vjeçar, në mënyrë që të drejtojë kryeqytetin.
Por shpallja zyrtarisht si kandidat i Veliajt, u shoqërua me një sërë skandalesh sa i përket pjesëmarrjes së qytetarëve që do të mbushin sheshin "Nënë Tereza", për të nderuar "shefin e vogël".
Disa mesazhe u publikuan ditën e djeshme ku kreu i FRESH-it, Eljo Hysko, me urdhër të prerë kërkonte që çdo freshist të merrte me vete edhe 10 persona të tjerë në miting.
"Photo of the Day" ose e thënë në shqip "Foto e Ditës", për Ramën ishte pamjet nga lart e mitingut, ku sipas tij tregohej numri i madh i pjesëmarrësve.
Mirëpo kjo foto ka nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët kanë shpërthyer në komente negative, duke i bërë me dije Kryeministrit se ata i kishin marrë me detyrim të gjithë pjesëmarrësit.
Ndër komentet në faqen e tij zyrtare në Facebook, spikat komenti i një qytetari, i cili e "këshillon" Ramën që të mos shesë mend sepse të gjithë ata që ishin aty, ishin me detyrim.
Me detyrim kemi ardh mos shit mend. Aty jam edhe unë. Po mos isha çar ndodh pastaj me punën time."
Më poshtë komentet të qytetarëve, marrë nga faqja zyrtare e Facebook e kryeministrit Edi Rama.
Hahahahahah lotttt eeee o Edooo . Po ju kshu do i mblidhni krejt freshistat me detyrim nga mbi 10 veta cdo kryetar freshii 😂😂 po as 10% e tyre skan ardh me deshir oreee."
Shume dobet. Te kesh gjithe pushtetet, gjithe administraten, shumicen e bashkive, ti detyrosh te dalin me zor duke marre 10 vete, perndryshe "do merren masa", edhe prap te mos arrish me shume se kaq?! Tregon qe fundi eshte afer!"
Kjo nuk është Shqipëria. Skalioni I parë janë komuniste te betuar që as vet se dinë pse janë aty se ti nuk i përfaqëson më. Skalioni I dytë janë ata që ti I skllaveron për një rrogë administrate. Skalioni I tretë janë ata që vijnë nga halli për të marrë një letër legalizimi apo shërbim që u takon."
I ke detyruar te vin, i ke kercenuar me vendin e punes se me ka ndodhur dhe mua kjo gje..nuk i kercenon drejtperdrejt ti por kelyshet e tu me gjak komunisti qe jan akoma ne pozite..te pakten te gjith ata qe njoh une ktu ku jetoj administrata jote eshte nga bijte e kelyshave te enverit..bij pergjegjsash brigadieresh dmth njerez qe kan qen me detyre ne ate kohe.."
Vetem ketu te ne ndodh qe partit politike matin forcen me ane te sheshit , kush e mbush me shum sheshin , kjo esht cmenduri , te gjith ata qe jan aty jan administrata e keti shteti te qelbur qe ka marr here me kohe nuk ke aty as edhe nje person te vetem qe nuk eshte pjes e tepsis se pushtetit."
E per cfare e nxjer kete foto o edo ..kur ti je vet i ndergjegjshem qe po te mos kishe derguar mesaZhet me
Perpara aty do ishe vetem ti dhe lali eri ..genje veten me
Keto foto se popullin se genjen dot me ..ti je vet i ndergjegjshem se cfard do ky popull se sjeni me
Te mire ju e skeni me inteligjenc se sa populli juaj .ato kushte jetese qe do ti ato do dhe populli jot .po ku keni sy ju te shikoni se ku e keni shtyre kete popull drejt nje gremime ..asnjerit si intereson me politika juaj e shkerdhyer ..ne ishim ata qe te votuam e ne jemi ata qe po shikojme e perjeyojme genjershtrat taja te medha..ti ishe ajo drita ne fund te tunelit te erret qe ishte futur shqiperia jone ..por ti dhe ate pak drite qe besuam se do rilindje .ti e fike fare ..po ishalla ky popull zgjohet e bojkoton Zgjedhjet te mos dalin per votime atehere bwj foto me dron ti shqiperis ..flm po e lex."
Edi Rama, po pse more burr nuk e beni shqiperin qe te ndjehen krenar gjithe shqiptaret??? si ka mundsi gjithe politikanat shqiptar ku do qe jan nuk punojn per atdheun e tyre?? boll shume kena shpresu tek ty, por si duket kot, është tragjedi e madhe te vuajn shqiptaret nga politikanat qe ju dham besimin,, tragjedia nuk paska fund,, e turpshme kjo cfar po ndodh."