Ferdinand Polia u ekzekutua pasditen e djeshme me 20 plumba teksa lëvizte bashkë me një person tjetër, i cili më pas u identifikua si Xhovan Mirashi. Ferdinand Polia ishte biznesmen dhe në qytetin e Shkodrës, ai njihej si ‘’Nardi i Bujtinave’’, pasi ishte pronar i një bujtine në Theth.
Por biznesmeni shkodran është vëllai i një personazhi të njohur publik në vendin tonë. E themi këtë, pasi vëllai i tij, Pavlin Polia ka marrë pjesë në ‘’Big Brother’’ në vitin 2009.
Kujtojmë këtu se autorët që ekzekutuan biznesmenin përdorën një armë të tipit automatik të shkurtër. Vëllai i ish-banorit të ‘’Big Brother’’ nuk kishte precedentë penalë. Po ashtu ai njihej si një njeri, social dhe i dashur.
Kujtojmë këtu se disa kohë më parë kur dëbora dëbora bllokoi Thethin, Polia ishte një nga banorët e Thethit që doli publikisht dhe kërkoi investime nga qeveria, por dje humbi jetën në rrethana mafioze në mes të fshatit Grudë në Shkodër.