Një grua në Nju Jork ka sjellë në jetë një foshnjë që peshon plot 6.8 kg.
Joi Buckley e solli në jetë vajzën e saj, Harper të hënën dhe e ka treguar se lindja nuk ishte aspak e lehtë.
Vogëlushja kishte peshën e një fëmije 6-muajsh dhe vinte e “pajisur” me flokë bjondë të rritur plotësisht.
Për ta sjellë në jetë Harper, u deshën tre mjekë, një “vakum” mjekësor si dhe një ndërhyrje cezariane.
E porsalindura ndodhet aktualisht e lidhur pas një makinerie që e ndihmon të marrë frymë dhe po monitorohet me kohë të plotë.
Kjo pasi vogëlushja pësoi disa trauma gjatë lindjes.
Nëna e saj u shpreh për dhimbjet gjatë lindjes:
JOQ Albania