Ramis Jonuzi është shqiptari, i cili u ekzekutua nga qiradhënësi i tij në vitin 2017 në Melbourne, pasi nuk mundi të paguante qiranë.
42-vjeçari Jason Colton është personi i akuzuar për këtë vrasje dhe është dënuar me 11 vite burg.
Në atë kohë 33 vjeç, shqiptari ishte fëmijë i vetëm i familjes, të cilët kishin emigruar në Australi.

Colton e vrau atë për vetëm 210 dollarë që nuk kishte ta paguante për dhomën që kishte marrë me qira për vetëm 3 ditë.
Në momentin kur qiradhënësi i kishte kërkuar pagesën, shqiptari nuk kishte patur më shumë se 10 dollarë australianë në llogari.
Craig Levy dhe Ryan Smart janë bashkëpunëtorët e tjerë në vrasjen e shqiptarit, të cilët po vuajnë dënimin prej 9 dhe 7 vitesh burg respektivisht.
Sipas gjyqtarëve, vrasja e shqiptarit është cilësuar si një akt frikacak.