Sikur të mos mjaftonte humbja në derbi, te Milani ka palasur edhe çështja Kessie–Biglia.
Mes dy lojtarëve ndodhi një debat i ashpër në stolin e rezervave, që më pas u duk se u mbyll me një ndjesë publike nga Kessie, por gjërat nuk janë sheshuar.
Debati mes tyre ka qenë i vjetër dhe këtë e zbulojnë mediat italiane.
Ata kanë postar një video ku shihet goli që Biglia shënoi ndaj Chievo-s.
Një goditje e bukur dënimi dhe një gol që zhbllokoi rezultatin, të gjithë shkojnë të festojnë me mesfushorin përveç Kessie.
Ai i refuzoi të bashkohet në festën e shokëve dhe vetëm uli kokën duke iu drejtuar mesit të fushës, a thua se kishin pësuar gol.
Nuk dihet qëndrimi që do mbajnë drejtuesit për këtë rast, por situata nuk duket aspak e qetë.