Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në fshatrin Lusen në Kukës.
Një kompani ka ndërtuar një hidrocentral të vogël në përroin ku furnizohet me ujë fshati.
Për pasojë, të gjithë fshatarët që jetojnë në atë zonë kanë mbetur pa ujë.
Sipas denoncuesit ky person nuk ka marrë leje për ndërtimin e hidrocentralit, ndërsa nuk ka pasur licensë.
Këtë të fundit pronari i kësaj kompanie e ka marrë vetëm dy javë më parë.
Për këtë arsye, ditën e djeshme u zhvillua një protestë ndaj ndërtimit të hidrocentralit, i cili ka cënuar nevojat bazike të banorëve të zonës.
Mesazhi i dërguar për JOQ Albania