Greqia është goditur gjatë mesditës së sotme nga një tërmet. Mësohet se magnituda e këtij tërmeti ka qenë 4.5 ballë.
Mediat greke kanë raportuar se epiqendra e këtij tërmeti ishte 15 kilometra në juglindje të ishullit të Zakyntho.
Zakyntho është një ishull mjaft i preferuar nga turistët dhe aty çdo vit pushojnë me mijëra turistë.
Po ashtu e ditur bëhet se tërmeti u ndje edhe në qytete si Patra dhe Athina dhe zonat përreth tyre.

Foto ilustuese
Gjithashtu e ditur bëhet se nga ky tërmet nuk ka raportime se ka pasur persona të lënduar apo dëme materiale.
Kujtojmë këtu se edhe dy ditë më parë, me datë 15 mars një tërmet me tjetër goditi Greqinë. Ky tërmet e kishte epiqendrën 43 kilometra larg ishullit Lemnos.