Paris Jackson, vajza e legjendës së ndjerë të popit, Michael Jackson thuhet të ketë përfunduar në spital pas një tentative për vetëvrasje.
Burime nga familja i kanë thënë TMZ se arsyeja e tentativës për vetëvrasje është dokumentari “Leaving Neverland” në të cilin kanë folur hapur dy viktimat e tij të dyshuar.
Raportohet se Paris kishte prerë damarët rreth orës 7:30 të mëngjesit në shtëpinë e saj në LA.
Ajo u dërgua në spital me emergjencë dhe njoftohet se tashmë është jashtë rrezikut për jetën.
Në dokumentarin, "Leaving Neverland", Wade Robson dhe James Safechuck e akuzojnë Mbretin e Popit për abuzime seksuale të bëra në mënyrë të përsëritur kur ata ishin të vegjël. JOQ Albania