PSG u eliminua nga Machester United në fazën e 1/8-ave të Champions League duke dështuar edhe njëherë tjetër t'i shkojë deri në fund këtij kompeticioni, pavarësisht investimeve stratosferike.
Pjesa më e madhe e fajit për eliminimin ra mbi portierin italian, Xhanluixhi Bufon i cili gaboi rëndë në golin e dytë.
Tashmë duket se portieri italian është vendosur në dyshim nga ana e klubit parisien.
Sipas të përditshmes franceze, “L’Equipe”, fakti që Bufon nuk jep edhe aq siguri mes shtyllave ka shtyrë drejtuesit e PSG, të mendojnë për të mos rinovuar sërish me italianin.
Portieri, i cili tashmë ka mbushur 41 vjeç, u transferua këtë sezon në Paris për të kërkuar një motivim të ri në karrierë, pasi mbylli aventurën me Juventusin.