Një person është vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur me armë zjarri në fshatin Marmull të Gjakovës.
Ngjarja ka ndodhur para pak minutash, dhe rasti është konfirmuar nga Stacioni Policor në Gjakovë.
Mediat kanë mësuar se personi i vrarë është me inicialet T.B. nga fshati ku ka ndodhur vrasja.
Sipas informacioneve, i dyshuari për këtë vrasje është larguar nga vendi i ngjarjes, pasi ka kryer krimin. Megjithatë i njëjti ka arritur të identifikohet nga Policia, e cila është vënë në ndjekje të tij,