Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Një qytetar ka nisur disa pamje nga vendi ku ka ndodhur aksidenti në redaksinë e JOQ Albania.
Siç shikohet edhe në foto aksidenti i rëndë ka ndodhur në zonën pranë kryqëzimit të “21 dhjetorit”. Qytetari që ka nisur pamjet e rënda ka shkruar se makina është dëmtuar keq dhe se nuk dihet se si është gjendja e të plagosurave dhe nëse do të shpëtojnë.
Më tej ai shkruan për JOQ Albania:
Në foto dallohet qartë se si makina është goditur keq në pjesën para të saj, aq sa mund të thuhet se është bërë përshesh. Po ashtu shikohet se në vendin e ngjarjes ka forca të shumta policie.