Familja Elqeni jetonte në një fshat të largët të Tiranës të quajtur Malvilëz. Ata kanë 5 fëmijë, 3 djem dhe 2 vajza.
Njëri prej fëmijëve të tyre, Asllani, vuan nga një anomali e rëndë. Edhe pse është 14 vjeç, ai ka pamjen e një foshnje dhe peshon 14 kg. Ai kishte ftohtë edhe në verë, pasi vuante nga mungesa e gjakut.
Sikur të mos mjaftonte ky hall, banesa e familjes Elqeni, rrezikonte të shembej nga dita në ditë, pasi muret e saj ishin të çara, ndërsa çati mbahej vetëm nga trarët.
Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” dhe Elvis Naçi, i dhuruan kësaj familjeje një banesë në zonën e Freskut. Nga paratë e grumbulluara, 20 milion ishin të një miku të Sidrit Bejlerit, i cili nuk pranoi të identifikohej.
Me paratë e grumbulluara, shtëpia u mobilua dhe tashmë kjo familje do të ketë një hall më pak. Elvi Naçi vendosi që të vizitojë këtë familje, për të parë sesi u kanë shkuar gjërat.