Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji është thirrur sot në Prokurori, në lidhje me çështjen “Babale”.
Pritet që Prokuroria t’i komunikojë sot Salianjit akuzën për “kallëzim të rremë”.
Ndërkohë gazetarja Brunilda Dibra, ka vendosur që të ironizojë Salianjin, duke marrë shkas edhe nga festa e 8 marsit, e cila është dita ndërombëtare e gruas.
Sipas saj është padrejtësi të thërrasësh Salianjin më 8 mars në Prokurori, duke e konsideruar si dhunë ndaj gjinisë së brishtë.
Ajo shkruan:
Kujtojmë këtu se Salianji është i njohur edhe për video-skandalin erotik, ku u zbuluan mesazhet mes tij dhe ish-deputetes demokrate, Grida Duma.
