Ish-zyrtari i Departamentit të Shtetit Amerikan dhe njohësi i situatave në Ballkan Serwer, është një nga kundërshtarët e hapur të idesë së Thaçit e Vuçiç për prekjen e kufijve.
Sipas tij në rast se korrigjohen kufijtë, atëherë Gjermania e kancelares Angela Merkel nuk do të pranojë anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë në Bashkimin Evropian, gjë për të cilën aspirojnë dy vendet.
Këto Serwer i ka thënë gjatë një konference në të cilën është diskutuar rreth dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai ka treguar edhe arsyet se përse mendon që korrigjimi i kufijve është një ide shumë e rrezikshme. Miku i Kosovës ka shpjeguar edhe faktin se pse Hashim Thaçi hoqi dorë nga ideja për ndarjen e Kosovës.
Kjo sipas tij ka ndodhur pasi që ai e ka vërejtur që Serbia kishte avancuar jashtëzakonisht shumë me këtë ide në Shtëpinë e Bardhë e cila udhëhiqet nga një administratë nacionaliste e udhëhequr nga Donald Trump.
Deklarata e Serwer:
Kjo ceremoni ka qenë e kërkuar nga Trump për të nënshkruar marrëveshjen finale Kosovë-Serbi gjatë vitit 2019.
Ai shton: