Të gjitha rrugët që të çojnë për në Pedonalen e kryeqytetit ishin bllokuar gjatë kohës që po mbahej protesta. Sidomos hyrja e pasme ku Kuvendi i Shqipërisë ka një tjetër dalje.
Deputetët e mazhorancës kanë dalë nga dalja e pasme e Kuvendit që të çon direkt në Kalanë e Tiranës të ndërtuar nga Toptanët e tek Pedonalja e “blinduar” nga forcat e Policisë.
Duke marrë parasysh incidentet e protestës së 26 shkurtit ku ministri Blendi Klosi dhe deputeti i PS Paulin Sterkaj, u shtynë nga protestuesit dhe ndaj tyre u përdor fjalor fyes, deputetët e mazhorancës nuk kanë rrezikuar.
Kjo ishte protesta e tretë e opozitës, ndërsa e radhës do të mbahet më 11 mars, sipas liderit të opozitës Lulzim Basha.