Një grua nga Indiana ka treguar sesi shpëtoi nga dhimbja e tmerrshme e kokës që po i jepte migrena një ditë.
Eizabeth Hayes kishte plot 12 orë që duronte dhimbje të forta koke si pasojë e migrenës dhe kjo e shtyu që të kërkonte shpëtim në internet.
Duke kërkuar ajo zbuloi se nëse aplikohet presion në një pjesë të dorës së majtë dhimbjet mund të qetësohen eventualisht.
Kështu, ajo shkoi në kuzhinë dhe aty gjeti një kapëse plastike ushqimi. Presioni duhet ushtruar në dorën e majtë në pjesën midis gishtit të madh dhe atij tregues.
Pas vënies së kapëses në dorë, Eizabeth tregoi se kaluan 20 minuta dhe gjysma e dhimbjes ishte zhdukur.
Që prej publikimit, fotoja e postuar nga Hayes është shpërndarë rreth 272,000 herë në rrjetet sociale. JOQ Albania