Denoncimi/ “Një çun i rritur me tatuazh në dorë kishte abuzuar me ato të dyja”, rast tjetër përdhunimi të miturash në Vlorë?

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 28.02.2019, 13:10

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në profilin e tij në Facebook mesazhin e një nxënëseje në një shkollë 9-vjeçare në Vlorë, e cila thotë se një djalë ka abuzuar seksualisht me dy shoqet e saj.

Po në këtë mesazh vajza thotë se ngjarja është mbajtur e fshehtë nga drejtoresha e kësaj shkolle.

Kurse Berisha është shprehur se në shkollat shqiptare po ndodhin përdhunime dhe prostitucion me nxënëset e mitura të shkollës.

Në mesazhin e saj vajza ka shkruar më tej se një çun i rritur me tatuazhe ka abuzuar me dy shoqet e saj dhe se flitet se për dy të miturat ka video erotike.

Kujtojmë këtu se jo shumë kohë më parë opinioni publik u trondit nga përdhunimi i 13-vjeçares në Kavajë nga disa bashkëmoshatar të saj.

Postimi i plotë:

Denoncohen perdhunime dhe prostitucion te nxeneseve te shkolles 9 vjeçare Selenice dhe fshehje e krimit nga narkozyrtaret e Kakistokracise. Lexoni mesazhin rrenqethes te nxeneses dixhitale!

Pershendetje i nderuar z sali berisha. Jam nxense e shkolles 9 – vjecare te Selenices ne rrethin e Vlores. Po ju shkruaj per nje skandal te rende abuzimi me dy shoqe te mia nx te shkolles qe ka ndodhur tek ne para tre javesh dhe drejtorja esht perpjekur ta fshehe ngjarjen.Abuzimi nuk u krye ne shkolle por jashte saj me dy vajza te klases time te shtate kur luanin ne shtepine e njeres prej vajzave e cila jeton me gjyshen sepse e ema eshte ne greqi . Jo kjo por vajza tjeter u tregoi prinderve se dicka i kishte ndodhur te shtepia e shoqes kur nje cun i rritur me tatuazh ne dore kishte abuzuar me ato te dyja. Ketu flitet se vajza qe jeton me gjyshen ka te perseritur histori te njejta biles edhe me te renda se ato qe kane ndodhur me vajzen ne shkollen e Kavajes.Me ne fund pasi u be problem dhe e mori vesh gjithe shkolla se drejtorja nje socialiste e thekur po fshihte skanadalin ajo ose prnderit e njeres vjaze kane denoncuar ngjarjen e rend ne policine e Vlores, kete me tha vet njera nga vajzat se policia i dine te gjitha. Edhe ne kete raste flitet se per njeren vajze egziston gjithashtu nje video erotike. Megjithe kete deri sot policia nuk ka marre asnje mase ndaj perdhunuesit por as ndaj drejtores dhe psikologes qe donin te mbyllini skandalin."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit