Endrit Shala, ministër i Tregtisë, Dardan Gashi ministër i Diasporës e kanë pranuar fajësinë për akuzat e Prokurorisë lidhur me gjuajtjet me armë në odën e liderit të NISMA-s Fatmir Limaj, në Banjë të Malishevës.
Në fillim të seancës, ministri Shala kërkoi që aktakuza të konsiderohej e lexuar.
“E pranoj fajësinë, kam mendu që nuk është vepër penale”, u deklarua ministri Shala.
“Kërkoj që Gjykata me marr parasysh pse ka ndodh qajo, nuk e kemi dëmtuar kërkënd, si kemi shqetësuar askënd, e sinqerisht unë nuk e kam dit që përdorimi i armës me gaz është vepër penale”, u deklarua i akuzuari Endrit Shala.
Edhe ministri i Diasporës, Dardan Gashi u deklaruar se: “E pranoj fajësinë”.
Ndërsa, i akuzuari tjetër, ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, u mbrojt në heshtje.