Sadije Agolli, bashkëshortja e shkrimtarit të ndjerë Dritëro Agolli është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 76-vjeçare.
Ky lajm i trishtë vjen dy vite pas vdekjes së shkrimtarit të njohur.
E veja e tij, ndërroi jetë në spitalin e neurologjisë. Pak javë më parë, ajo deklaroi për mediat kthimin e shtëpisë të së shoqit në muze.
Në një intervistë për Ora News, ajo tha:
Kur vdiq Dritëroi dhe më bënë këtë propozim që do të bënin këtë dhe të Ismailit poshtë nuk doja se isha kaq e lidhur me kujtimet dhe me gjërat. Thosha që po të iki në një vend tjetër nuk do të mësohem dot dhe do të vdes e mjerë. Kurse kjo shtëpi më jep jetë, më jep frymë. Këto dy vite kanë qenë shumë të vështira megjithëse unë jam munduar duke shkruar. E kisha shumë të vështirë ndarjen me Dritëroin, vitin e parë kam qenë krejt e humbur”.