Si pasojë e një aksidenti trafiku në Zvicër, ka humbur jetën një kosovar nga Decani.
Bëhet fjalë për Rrustem Alajn nga fshati Dranoc, i cili gjeti vdekjen në moshë të rë, raporton JOQ Kosova.
Lajmi për vdekjen e të riut e kanë konfirmuar edhe familjarët e të ndjerit, por edhe një faqe njoftimi e kësaj komune.
“Me dhimbje pranuam lajmin që aksidentalisht ka ndërruar jetë në Zvicer, bashkëvendësi ynë, i riu nga Dranoci i Deçanit, Rrustem Alaj. Ngushëllimet me të sinqerta për familjen Alaj, për miqtë, shokët dhe gjithë bashkëvendësit e tij nga Dranoci, dhe Komuna e Deçanit”, thuhet në njoftimin në Facebook.
Ndryshe, edhe disa javë më herët u shënuan disa viktima kosovare në rrugët e Evropës si pasojë e aksidentit.