Kardashianët janë vënë sërish në qendër të vëmendjes pas skandali të bujshëm kur Jordyn Woods, shoqja e ngushtë e më të voglës së motrave Kardashian Kylie Jenner, shkoi me bashkëshortin e motrës të saj, Khloe Kardashian.
Pasi tradhtia u zbulua, Kylie dëboi nga shtëpia mikeshën e saj të ngushtë dhe u ndje tërësisht e prerë në besë.
Sipas burimeve, Jordyn dhe bashkëshorti i Khloe Kardashian, Tristan Thompson, janë parë shumë të afërt gjatë një festë dhe e kanë kaluar natën në shtëpinë e tij.
Në mediat amerikane, shkruhet se pas ngjarjes Jordyn i ka dërguar një mesazh Khloes ku i ka shpjeguar arsyen pse ka qëndruar në shtëpinë e bashkëshortit të saj.
Për herë të parë në lidhje me këtë skandal ka reaguar vetë protagonistja Jordyn Woods.
Në një event ku prezantoi linjën e saj të re të qerpikëve falso ajo ka falenderuar të gjithë ata që e mbështesnin, megjithëse mbrëmja nuk shkoi aspak mirë pasi të ftuarit e braktisën.
Thuhet se modelja është e shkatërruar dhe prej ditësh është mbyllur në shtëpi ku është përpjekur të kontaktojë me motrat Kardashian për t’i kërkuar falje.
E gjithë familja Kardashian e kanë hequr nga “Following” yllin e basketbollit Tristan Thompson, përfshirë këtu edhe mikeshën e Kylie Jenner, Jordyn Woods.
Kylie e ka hequr kunatin e saj, por jo mikeshën e ngushtë.
Me sa duket Kylie do t’i rregullojë marrëdhëniet me të, duke lënë pas historinë që ajo pati me kunatin e saj, burrin e së motrës Khloe.