Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një gjimnazisteje nga fshati Luz i Vogël i Kavajës në profilin e tij në Facebook.
Në mesazhin e saj ajo ka shkruar se shkolla ku ajo studion ka problematika të shumta, mes të cilave janë edhe problemet higjenike.
Vajza ka shkruar se nxënësit e shkollës, ku ajo studion kanë zënë morra. Po ashtu ajo tregon se mësuesit nuk bënin mësim dhe u thoshin nxënëseve zhulsa.
Gjithashtu ajo ka treguar se në këtë shkollë mungojnë mjetet mësimore dhe dhe nuk ka as kompjutera.

Foto ilustruese
Mesazhi i plotë:
Pershendetje z.Sali Berisha.. Me falni per shqetesimin,dhe per kohen qe po ju harxhoj duke lexuar kete mesazh.. Jam nje vajze, gjimnaziste ne shkollen e luzit te vogel.. Gjimnazi jone perballet me probleme te shumta si 1/mungesa etransportit te nxenesve,mbi 70%e nxenesve te shkolles se luzit paguajne cdo dite 2 mij lek t evjetra per transport. 2:mungojn mjetet mesimore. 3:mungojn pajisjet per oren e edukimit fizik. 4:mungojne kompjutera.t 5:ne dimer perballemi me problemin e te ftohtit ,dhe jemi detyruar te blejme rezistenca vet per ngrohje,dhe ne shumicen e tasteve kan qene jo funksionale pasi si ngren korenti... 6/problemi kryesor esht shfaq javen e fundit,,pasi erdhen disa gra te shendetesise,dhe kontrolluan nxenesit nga koka,dhe vetem me nje shikim,shumicen e nxenesve e nxoren te semure ,,me semundje,dhe i shiten me detyrim disa ilace.. Por kjo smjaftoi kurre,te nesermen filloi kontrolli per morra,dhe me shum se 15 vajza i nxoren me morra dhe i larguan,nga shkolla,gje qe coi edhe ne mbylljen e shkollës. Arrit ne nje pike ku dhe mesuesit nk benin msim dhe filluan ti thonin nxenesve morrsa ose zhulsa… Kjo eshte shqiperia doktorKy eshte arsimi. Ky eshte shteti shqiptare. Qe cdo dite shpik dicka pa lidhje per te rrjepur familjet shqiptare… Faleminderit doktor.,Anonim ju lutem se keto te ngelin ne klase….”