Deri më tani na është thënë gjerësisht se sekreti i një jete të gjatë është një stil jete i shëndetshëm. Pra konsumimi i ushqimit të duhur, ushtrimet fizike, mos pirja e duhanit dhe alkoolit, etj.
Por, sipas një studimi të realizuar së fundmi, një rëndësi të madhe ka dhe socializmi.
Me kalimin e moshës, nëse vazhdoni të mbani një rreth të gjerë shoqëror, në një farë mënyrë po i bëni dhe vetes një nder.
Kjo pasi rezulton se ndërveprimi me persona të tjerë i ndihmon personat në një moshë të caktuar që të jenë më aktivë dhe të shëndetshëm.
Kërkuesit amerikanë kanë zbuluar se të moshuarit që shpenzojnë më shumë kohë duke komunikuar me njerëz të ndryshëm, janë më të prirur të jenë më aktivë fizikisht dhe të kenë mirëqenie më të mirë emocionale.
Studimi, i cili është publikuar në revistën ‘Journals of Gerontology Series B: Psychological Sciences and Social Sciences”, është i pari që bën lidhjen mes angazhimit shoqëror dhe aktivitet fizik përgjatë ditës.