Një vogëlushe dyvjeçare është mbytur në vaskën e shtëpisë pasi u neglizhua nga prindërit e saj.
Por, sikur të mos mjaftonte kjo, raportohet se pas incidentit tragjik prindërit e saj u munduan t’i zhduknin “provat” me acid.
Monica Dominguez dhe bashkëshorti i saj, Gerald Zavala-Loredo raportohet ta kenë futur trupin e pajetë të vogëlushes në një kovë me acid.
Kovën bashkë me trupin e vajzës ata e kishin lënë në një dollap.
Vogëlushja, emri i të cilës nuk është bërë publik, ishte lënë vetëm në vaskë nga e ëma, ndërsa uji vazhdonte të dilte nga dushi.
Dy prindërit ndodhen në burg ndërsa 4 fëmijët e tyre të tjerë janë marrë nën kujdesin e punonjësve socialë.