Një grua ka mbajtur për 44 ditë pa varrosur trupin e nënës së saj të ndjerë.
Raportohet se 55-vjeçarja, Yo-Whitney Outland e kishte mbajtur kufomën e së ëmës në një dhomë të mbushur plot me aromatizues ajri, në mënyrë që të mos ndihej aroma e trupit të dekompozuar.
Ngjarja e çuditshme ka ndodhur në Bristol, Virginia, ndërsa trupi u gjet nga policia këtë të hënë.
Polici, i cili e gjeti kufomën deklaroi se ajo ishte e mbuluar nga një numër i madh batanijesh ndërsa në dhomë ndodheshin plot 66 aromatizues.
Policia u njoftua nga disa të afërm të saj pasi, për më shumë se një muaj, nuk kishin dëgjuar më për të.
Sipas autoriteteve gruaja ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale ndërsa nuk dihet ende sepse Whitney nuk e kishte raportuar vdekjen e së ëmës.
55-vjeçarja mund të dënohet me 5 vite burg. JOQ Albania