Skuadra londineze u largua e turpëruar nga ky kompeticion, ndërsa situata në ekip është më e tensionuar se kurrë.
Talenti i "Bluve", Callum Hudson-Odoi nuk u aktivizua fare në këtë ndeshje, ndërsa ka qëndruar për 90 minuta në stol.
Edhe pse tifozët thërisnin në kor emrin e tij, Sarri nuk preferoi ta fuste në lojë.
Talenti anglez mezi e kapërdiu këtë situatë dhe kamerat e kanë kapur teksa i jepte një shikim tejet të vrazhdë Sarrit.
Odoi kërkon që të luajë më shumë, por trajneri italian nuk e aktizivon. "Lufta" mes tyre sapo ka nisur.