Mauro Ikardi vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Sulmuesi argjentinas nuk i ka punët mirë te Interi dhe vijon të jetë i pezulluar.
Para dy ditësh, revista italiane, “The King Corona Magazine”, shkroi se ai është tradhëtuar nga bashkëshortja e tij Uanda, madje me shokën e skuadrës, Brozoviç.
Sot, kjo revistë shkon dhe më tej duke raportuar se çifti po divorcohet për shkak të tradhëtisë.
Tashmë, lojtari do të fillojë të jetë nën patronazhin e agjentit Mino Raiola.
Revista ditën e djeshme publikoi një lajm se Wanda Nara kishte djegur të gjitha fotografitë e Mauro Ikardit.
Ndërsa më tej u zbulua se sulmuesi kishte bërë sherr me Brozovic në dhomat e zhveshjes, aty ku thuhet se ka ndërhyrë edhe Ivan Perisic në mbrojtje të shokut të tij kroat.
Megjithatë, asgjë nuk është e vërtetuar dhe Mauri Ikardi thuhet se e ka hedhur në gjyq revistën për shpifje dhe dëmtim imazhi.