Pas djegies së mandateve nga opozita dhe nga LSI, kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social twitter, duke i ironizuar të dyja forcat politike.
Rama e ka krahasuar veten me sukseset e Juventusit. Ndërsa për PD e LSI ka thënë se nuk po durohen më, ndaj duhet të anullohet kampionati.
Ai ka shtuar se kush është mbrapa, duhet të djegë fanellat dhe të ikë nga fusha. Kjo skuadër e poshtër, duke ironizuar PD dhe LSI, duhet të heqë dorë nga avantazhi ka shkruar më tej kryeministri në postim.
Kryeministri Edi Rama, deliret e tij i shpërndan gjithmonë në rrjetet sociale, ku të shumta janë reagimet e personave që nuk bien dakort me statuset e tij. Rama e imagjinon veten në fushën e Juventusit, ku ëndërron se të gjithë duartrokasin atë, kur në fakt është e kundërta.
Opozita ka paralajmëruar sërish protestë ditën e enjte përpara Kuvendit, ku vetë populli do bëjë sërish thirrjet e veta.
Postimi i plotë i kryeministrit Rama:
Ky Juventusi s'durohet më!Të anullohet kampionati. Kush është mbrapa të djegë fanellat e iki nga fusha.Kjo skuadër e poshtër të heqë dorë nga avantazhi, të mos e bëjë më vetë formacionin dhe të fillojë ndeshjet nga e para!Ndryshe s'ka më futboll, po vetëm e ka kush e ka rrugëve.
— Edi Rama (@ediramaal) February 18, 2019