Shpesh jemi mësuar të shohim nëpër stadiume të ndryshme evropiane të dalin me banera “Kosova është Serbi”, por dje ka ndodhur e kundërta,
Kosova ka festuar ditën e djeshme 11-vjetorin e Pavarësisë, ndërsa disa tifozë turq kanë dal hapur kundër Serbisë pikërisht në këtë ditë të shënuar për Kosovën.
Në një ndeshje në Superligën e Turqisë, në mes të Bursaspor dhe Akhisar, tifozët turq kanë dëshmuar dashurinë që kanë për Kosovën.
Në njërën nga tribunat e stadiumit, qëndronte një baner ku shkruhej “Serbia është Kosovë”, që besohet të jetë bërë nga fansat e Bursasporit.
Kjo foto është publikuar në Facebook nga “Ultras Turkey” ndërsa ka bërë edhe gjithë xhiron e mediave serbe dhe atyre kosovare.