Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë ditën e sotme se taksa 100 % e vendosur ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina do të mbetet në fuqi për sa kohë sa të jetë kryeministër.
Gjatë vizitës që bëri ditën e sotme në kompleksin memorial në Gllogjhan Haradinaj u shpreh:
Kryeministri i Kosiovës është i vendosur se nëse Serbia nuk njeh Kosovën, kjo taksë nuk do të hiqet. Gjithashtu foli edhe për raportet e koalicionit qeverisës duke thënë se të gjithë kanë qënë dakort për vendosjenn e taksës 100% me Serbinë dhe Bosnje Hercegovinën.
Ai shton:
Taksa 100 % e vendosur nga Kosova është bërë pengesë për normalizimin e raporteve me Serbinë, pasi delegacioni serb ka anulluar disa herë pjesmarrjen në bisedime për shkak se është në fuqi kjo taksë.