Policia ka arrestuar një biznesmen nga Tirana, të dënuar për trafik droge.
Ai është 53-vjeçari Arben Xibri.
Ky i fundit në 2016-ën, tentoi të kalonte 130 kg drogë nëpërmjet portit të Durrësit.
Xibri është dënuar me 8 vite burg nën akuzën e "trafikut të narkotikëve i kryer në bashkëpunim i mbetur në tentativë.
Njoftimi i policisë
Kapet një shtetas në kërkim kombëtar, i dënuar me 8 vite burg për “Trafikim i narkotikëve i kryer në bashkëpunim i mbetur në tentativë”.
Sektori i Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kapi shtetasin në kërkim kombëtar:
Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 8 vite burg për veprën penale “Trafikim i narkotikëve i kryer në bashkëpunim i mbetur në tentativë”, të parashikuar nga neni 283/a/2-22 i Kodit Penal.