Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike ku u votua unanimisht djegia e mandateve.
Lidhur me këtë vendim nuk ka shumë detaje, por është bërë e ditur se deputetët e PD ishin të gjithë pro djegies së mandateve.
Në mbledhjen e grupit u vendos:
1-Unanimisht votohet pro djegjes se mandateve, pavaresisht diskutimeve ne parim.
2-Te mandatohet kryetari Basha te mbledh keshillin kombetar per marrjen e vendimit perfundimtar
3-Te ngrihet nje grup pune per teknikalitetet. Njerez qe njohin ligjin dhe zgjedhjet. Propozim per KK: Gaz Bardhi, Oerd Bylykbashi, Enkelejd Alibeaj, Clirim Gjata, Ivi Kaso.
Djegia e mandateve u propozua ditën e djeshme në një konferencë për mediet nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ndërsa sot ai njoftoi kryetarin e grupit Edmond Spahon ndjekjen e hapave të mëtejshëm.