Një adoleshente u shtri në krevat me dhimbje koke dhe u zgjua pas 4 ditësh për të zbuluar që ishte bërë nënë.
18-vjeçarja, Ebony Stevenson u dërgua me urgjencë në spital më 2 dhjetor të vitit 2018 dhe më pas u fut në koma.
Edhe pse nuk kishte asnjë ide që kishte qenë shtatzënë, Ebony u zgjua më 6 dhjetor dhe zbuloi që ishte bërë nënë e një vajze të vogël.
Gjatë gjithë shtatzënisë, studentes nuk i ishte rritur barku, nuk kishte përjetuar asnjë nga simptomat e zakonshme të shtatzënisë si dhe nuk kishte pasur në asnjë moment ndalim të periodave.
Ajo nuk e kishte as idenë më të vogël se ishte duke pritur një fëmijë pasi foshnja e saj ishte “fshehur” në një nga dy mitrat e saj. Kjo gjendje quhet “didelphys uterus”.
Mendohet se rasti i dy mitrave ndodh vetëm në një nga 3,000 gra. JOQ Albania