Real Madridi fitoi ndeshjen e parë ndaj Ajaxit e vlefshme për raundin e 1/8-ve të Champions League, por fitorja ka pasoja të mëdha.
Madrilentët duhet të vuajnë tashmë sanksionet nga UEFA.
Kapiteni Serxho Ramos ka marrë me qëllim një karton të verdhë për të plotësuar numrin duke munguar ndeshjen e kthimit dhe të ishte i gatshëm për në çerekfinale.
Vetë Ramos tha në përfundim të ndeshjes se kartonin e mori me qëllim, duke i bërë dëm vetes në këtë mënyrë.
UEFA ka njoftuar zyrtarisht hapjen e një hetimi në lidhje me këtë deklaratë dhe me shumë gjasa, Ramos do të mungojë 3 ndeshje dhe do të rikthehet në gjysmëfinale nëse Reali kualifikohet.
Sakaq, rëndë i ka kushtuar goli edhe Bejlit i cili pasi shënoi golin e fitores, ka festuar në një mënyrë të çuditshme duke provokuar tifozerinë vendase.
Për shkak se tifozeria nuk reagoi keq ndaj festimit të Bejl, pritet që ky i fundit t’ia hedhë me një gjobë jo të vogël.
Nëse tifozeria reagonte ashpër ndaj festimit, atëherë parashikohej pezullim edhe për uellsianin.