Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti nuk do jetë në fushë këtë fundjavë në ndeshjen që skuadra e tij luan ndaj Milanit.
Futbollisti i Atalantës nuk ia ka dalë që të jetë në gjendje për të luajtura një nga ndeshjet më të bukura të sezonit për të.
Në stërvitjen e fundit me skuadrën, ai ka bërë stërvitje individuale.
Kjo ka bërë që Gasperini të mos e rrezikojë kundër Milanit, pasi ende nuk e ka kaluar plotësisht dëmtimin që kishte pësuar pak ditë më parë.
Trajneri i Atalantës ka krijuar besim te mbrojtësi kuqezi dhe preferon që ta ketë të gatshëm në ndeshjet e tjera dhe të mos e rrezikojë për një dëmtim më të gjatë.
Fiziku i tij shihej si një mundësi e mirë për të luftuar në lojën në ajër me sulmuesin e Milanit, Piatek, por tani Atalanta duhet t’i bëjë llogaritë pa 25-vjeçarin.