Një motër zemërthyer ka marrë guximin për të bërë një veprim të guximshëm në mënyrë që të rrisë ndërgjegjësimin kundër përdorimit të lëndëve narkotike.
24-vjeçarja, Chrystal Charlesworth, ndau në llogarinë e saj në Facebook dy foto që ishin bërë në një distancë kohore prej 10 muajsh.
Në të dyja fotot ndodhej motra e saj, Lexus Felton, por gjerat kishin ndryshuar shumë nga muaji në muaj.
Në foton e parë, 21-vjeçarja, Lexus pozonte pranë arkivolit të gjyshes së saj, që ishte ndarë nga jeta.
Por, tek fotoja e dytë e shkrepur pas 10 muajsh, e reja qëndronte symbyllur në arkivolin e saj pasi ndërroi jetë nga një mbidozë me heroinë.
Chrystal i ndau fotot, sado të dhimbshme që ishin, në mënyrë që të paralajmëronte të tjerët që, ndryshe nga motra e saj, mund të jenë akoma në kohë. JOQ Albania