Kryeministri Ramush Haradinaj ka komentuar për të disatën herë deklaratat e Hashim Thaçit për heqjen e taksës ndaj Serbisë.
Gjatë takimit me delegacionin shtetëror për bisedimet me Serbinë ku po diskutohet për dialogu dhe taksa 100% ndaj mallrave serbe, Haradinaj tha se Amerika nuk ka nevojë për zëdhënës.
Deklarata e Haradinaj:
Presidenti Hashim Thaçi i cili në vazhdimësi ka kërkuar të hiqet taksa ndaj Serbisë, të mërkurën e ka zhvilluar një takim me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett pas të cilit deklaroi se janë marrë vesh me të që taksa të hiqet sa më parë.
Por, i vendosur në mbrojtjen e këtij vendimi që nga fillimi është kryeministri Haradinaj.