Një 21-vjeçar ka thyer katër nga dhëmbët e tij vetëm sepse kafshoi një mollë.
Por, siç mund të kuptohet, shkak i thyerjes nuk ishte molla por një ves i tiji. Dhëmbët e Vinnie Pyner ishin dobësuar pasi ai kishte muaj që pinte 6 kanoçe me pije energjetike në ditë.
I riu ishte bërë i varur pas pijeve energjetike, të cilat janë plot me kafeinë dhe sheqer, sepse e ndihmonin të qëndronte zgjuar për të studiuar.
Shumë shpejt ai filloi të pinte rreth 45 kanoçe në jave, dhe nëna e tij, Tara, filloi të shqetësohej pers hëndetin e tij.
Pasi bëri një vizitë, dentistët zbuluan se çdo dhëmb në gojën e tij ishte “kalbur” dhe do t’i duhen më shumë se 24 mbushje që do t’i kushtojnë rreth 2,000 pound. JOQ Albania