Zhoselin Kano, modelja amerikane me më shumë se 11 milionë ndjekës në “Instagram” ka zbuluar preferencat e saj për sa i përket futbollit.
Ajo ka rrëfyer se është një fanse e çmendur e Kristiano Ronaldos, madje deklaron se kalon orë të tëra duke ndjekur videot e yllit portugez.
Duke qenë se nga ky sezon sulmuesi u transferua në Itali, ajo tashmë është një fanse më shumë në radhët e kampionëve të Juventusit.
Sigurisht, nëse Gerogina merr vesh se modelja çmendet pas Ronaldos, nuk ka për t'i ardhur dhe aq mirë. Fotot flasin më shumë se fjalë.