Një aksident i rëndë është regjistruar pak më parë në Elbasan, ku si pasojë e përplasjes nga një mjet ka humbur jetën një 24-vjeçar.
Nga të dhënat e para mësohet se viktima është G.H, 24-vjeç, banues në Elbasan, ndërsa sapo ka aksidentuar viktimën, drejtuesi i mjetit është larguar.
Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, por policia ka shkruar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.

Foto Ilustruese