Pas turpërimit 6-0 nga Manchester City, bossi i Chelseas, Roman Abramovich ka marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e trajnerit, Maurizio Sarri.
Presidenti i klubit londinez duket se ka besim te italiani dhe i ka konfirmuar se do vazhdojë të drejtojë ekipin, por ka disa kushte.
Në kampionat kërkohet reagim i menjëhershëm por të mos u shkëputur nga grupi që synon një vend në Champions sezonin e ardhshëm.
Gjithashtu, në kushtet ku titulli kampion është i pa mundur, Liga e Evropës dhe Kupa janë dy opsionet e vetme për të mbyllur sezonin me trofe.
Nëse Sarri dështon sërish gjatë javëve në vazhdim, atëherë shkarkimi i tij është i sigurt.