Një incident aspak i zakontë ka ndodhur në një kampus universitar në SHBA.
Ngjarja ka ndodhur në Maryland ku një nënë e shqetësuar nuk ka lënë dy gurë bashkë për të gjetur një nuse të mirë për djalin e saj.
Gruaja e paidentifikuar ka shqetësuar vajzat e universitetit Towson duke i pyetur një e nga një nëse duan të dalin me djalin e saj.
Nuk dihet ende nëse djali i saj është nxënës i universitetit apo thjesht nëna e tij e ka zgjedhur vendin me qëllim për të gjetur një nuse të studiuar.
Sipas, Baltimore Sun, ajo foli me disa studente me radhe ndërkohë që në dorë mbante një foto të të birit.
Studentet më vonë njoftuan policinë, që të vinte dhe ta largonte gruan nga kampusi. JOQ Albania