Një 21-vjeçare nga Massachusetts është martuar me një partnere aspak të zakontë...një kukull zombie.
Felicity Kadlec u martua me kukullën Kelly Rossi, që sipas saj është 37-vjeç, pas një historie të gjatë dashurie.
Felicity thotë që ka qenë në një marrëdhënie me kukullën “femër” qëkur ishte 16-vjeçe pasi e gjeti “krijesën”në një faqe interneti dhe bleu.
Ceremonia e dasmës aspak të zakontë kushtoi rreth 500 dollarë dhe në të morën pjesë edhe 4 anëtarë të familjes dhe 8 kukullat e tjera të 21-vjeçare të cilat “ e panë” atë ndërsa martohej me dashurinë e jetës së saj.