Gordon Benk, portieri legjendar i kombëtares angleze, ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 81-vjeçare.
Ish-gardiani i "3 Luanëve" u shpall kampion bote me Anglinë në 1966, madje është cilësuar si një nga portierët më të mirë në historinë e britanikëve.
Benk është aktivizuar 73 ndeshje me ekipin kombëtar, ndërsa ka luajtur edhe me ekipet e njohura angleze si Çesterfilld, Leister, Stok Siti, etj.
Ai kujtohet nga të gjithë për pritjen spektakolare kundër Pelesë në Botëror.